“Beckhamët” së shpejti me show televiziv si “Keeping Up with the Kardashians” (Foto)
“Beckhamët” do të rikthehen në television pas pothuajse 11 vite, që nuk transmetohet “Coming to America”.
David dhe Victoria, sipas thashethemeve të fundit, do të fillojnë me shoun televiziv të stilit të Kardashianëve.
Sipas të përditshmes angleze “Star”, çifti ka filluar që të negociojnë me disa emisione të ndryshme dhe Victoria është e bindur se shfaqja do të jetë ‘një hit’.
Megjithatë, një prej këshilltarëve të Beckhamëve ka mohuar për Daily Mail këtë lajm, ku ka thënë se ata nuk do ta ekspozonin jetën e tyre private pa asnjë cmim.
Ndryshe, çifti Beckham janë ndër më të komentuarit dhe më të pëlqyerit në botë./Indeksonline/