Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, këto janë ndeshjet që zhvillohen

Rikthehet Liga e Kampionëve pas një pushimi trejavor.
9 ndeshje do të zhvillohen sonte, të cilat premtojnë spektakël secila më shumë se tjetra.
Ndeshjet e para që do të zhvillohen janë ato Barcelona-Olympiacos dhe Kairat-Pafos, që nisin nga ora 18:45.
Ndërsa të tjerat zhvillohen në orën 21:00, me vëmendjen kryesore që do të jetë në Londër, ku Arsenali është nikoqir i Atletico Madridit në “Emirates” si dhe Bayer Leverkuseni, që pret kampionin në fuqi të Evropës, PSG-në në “BayArena”.
Ky është kalendari i plotë i ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve:

/IndeksOnline/