75 Mall Live Search
20:27 / E Shtunë, 25 Tetor 2025 / G T

Kush ka thënë që “Djajtë” nuk janë në garë për titull? Fitore e “çmendur” ndaj Brightonit

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar fitore 3:2 ndaj Brightonit, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Premier League.

Qysh në pjesën e parë, “Djajtë e Kuq” treguan se janë futur në “Old Trafford” për tri pikë, shkruan Indeksonline

Në minutën e 24’të, shënoi mesfushori Cunha, kurse në minutën e 34’të shënoi Casemiro.

Në pjesën e dytë, pamë spektakël të vërtetë – plotë katër gola.

Mbeumo shënoi dy herë për “Djajtë e Kuq”, kurse dy golat për Brightonin i shënuan: Welbeck dhe Kostoulas.

Me këtë fitore, Manchester Unitedi shkon në pozitën e katërt me 16 pikë./Indeksonline/