Dy super ndeshje në basketboll, vëmendja në Mitrovicë
Derbi i javës në Superligën e Kosovës në basketboll zhvillohet sot, ku përballen kampionia Trepça dhe nënkampioni Bashkimi.
Duelet e edicionit të kaluar ishin të jashtëzakonshme, me gjashtë super finale të zhvilluara, që ngritën adrenalinën në maksimum. ‘Xehetarët’ fituan 4:2 serinë finale.

Të dielën përballën skuadrat që ende nuk dinë për fitore në këtë edicion Ylli dhe Vëllaznimi. Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e parë këtë edicion.

