75 Mall Live Search
09:06 / E Hënë, 27 Tetor 2025 / SH

Tudor pranë shkarkimit, tre emrat e mundshëm që pritet të marrin drejtimin e Juventusit

Humbja kundër Lacios e ka afruar në masë të madhe shkarkimin e Igor Tudorit. Tri fitore, pesë barazime dhe tri humbje kanë bërë që Juve të mendojë largimin e kroatit.

Juventusi nuk ka fituar që nga 13 shtatori, dita kur mposhti Interin 4-3 në derbin italian.

Rikthimi i mundshëm i Thiago Mottas po përmendet si opsion.

Nënshkrimi me Spalletin është po ashtu alternativa e drejtuesve të Juves. Si emër i mundshëm po përmendet edhe ardhja e Palladinos./Indeksonline/