Ish-mesfushori i Barcelonës gjen klubin e ri, pritet të rikthehet te ish-skuadra e tij
Një ish-mesfushor i Barcelonës pritet të rikthehet te ish-skuadra e tij.
Bëhet fjalë për 34-vjeçarin, Oriol Romeu i cili është shumë afër rikthimit në Angli, te skuadra e Southamptonit.
Spanjolli, kishte qenë edhe më parë te Southamptoni, ku numëron rreth 217 paraqitje me klubin anglez.

Sipas Fabrizio Romanos, Romeu do të kryej vizitat mjekësore me Southamptonin dhe më pas do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Romeu, ishte pa klub që nga gushti i këtij viti ku u la i lirë nga Barça pasi vendosën të mos ja vazhdojnë kontratën./IndeksOnline/

