75 Mall Live Search
22:57 / E Martë, 04 Nëntor 2025 / MSH

Juve dhe Sporting ndahen në paqe

Ka përfunduar me barazim 1:1 ndeshja mes Juventusit dhe Sportingut, në kuadër të Champions League.

Ndeshja u zhvillua në “Allianz Stadium”, teksa musafirët kaluan të parët në epërsi me Maximiliano Araujon, në minutën e 12-të, shkruan IndeksOnline.

Nuk iu desh shumë “Zonjës së Vjetër” për të barazuar shfirat, me Dusan Vlahovic që barazoi në minutën e 34-të.

Me këtë rezultat shkuan ekipet në pushim të pjesës së parë, teksa në pjesën e dytë u ndërruan vetëm disa prej lojtarëve.

Sonte minuta mori edhe Edon Zhegrova, që pati mundësinë të shijojë natën e Champions-it nga minuta e 72-të./IndeksOnline/