Szoboszlai lavdëron Wirtz-in pas fitores ndaj Realit
Liverpooli mbrëmë arriti një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.
Ata mposhtën Realin me rezultat 1-0 në “Anfield”, duke u rikthyer dalëngadalë në formë.
Pa dyshim një nga lojtarët që spikati ishte Dominik Szoboszlai, i cili dhuroi një asist për Alexis Mac Allister-in.
Madje Szoboszlai lavdëroi yllin gjerman, Florian Wirtz, për paraqitjen e tij në ndeshje.
“Më lejoni të përmend Florian Wirtz-in. Çfarë ndeshje. Ai vazhdoi të vraponte, vazhdoi të fitonte topat, të mbrohej me vrap, të kishte rastet e tij dhe të më jepte pothuajse një asist, kështu që më vjen keq edhe unë”, u shpreh Szoboszlai.
Liverpooli, në Ligën e Kampionëve gjendet në pozitën e 6-të ku ka gjithsej 9 pikë./IndeksOnline/

