75 Mall Live Search
15:32 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / G T

Adrian Bajrami për ndeshjen kundër Kosovës: Është e veçantë, të jep kënaqësi ta luash…!

Mbrojtësi shqiptar, Adrian Bajrami i cili braktisi Kombëtaren e Shqipërisë për Zvicrën ka dhënë një intervistë të gjatë për median zvicerane “20min.ch”.

“Vërtet nuk pata kohë të bëhem nervoz”, thotë Bajrami duke kujtuar minutat e tij të para me kombëtaren helvete.

Verën e kaluar, Bajrami la Lisbonën për të kaluar te Luzerni. Përveç aspektit sportiv, arsye të rëndësishme për këtë hap ishin edhe ato familjare: “Pas stërvitjes kthehem në shtëpi dhe jam me prindërit e mi, me vëllezërit e motrat. Këtë kënaqësi nuk e kisha pasur për 7 vite”.

“Prindërit e kanë ndërtuar gjithçka nga e para këtu. Jam jashtëzakonisht krenar për ta, madje më krenar për prindërit e mi sesa për veten time”.

Kur mori rrogën e tij të parë, madje ua kishte ofruar prindërve paratë në dispozicion. “Ata janë shumë kokëfortë për këto gjëra, nuk do të pranonin kurrë para nga unë”, – tregon debutuesi i kombëtares helvete duke qeshur.

Pas ndeshjes me Suedinë, Zvicra do të udhëtojë në Prishtinë për ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese.

“Sigurisht që ekzistojnë lidhje. Është një ndeshje e veçantë, që të jep kënaqësi ta luash”.

Përpara se të zgjidhte Zvicrën, ai luajti tri miqësore me Kombëtaren shqiptare.

“Ndihem njëkohësisht zviceran dhe shqiptar. Jam rritur në mënyrë shqiptare, me traditat, gjuhën dhe kulturën. Njëkohësisht, kam lindur dhe jam rritur në Zvicër, ky është vendi im. Jam krenar që përfaqësoj këtë vend”, tha ai ndër të tjera.