Vllaznia e Pozheranit synon kthimin në Ligën e Parë, po shkëlqejnë 9-shi dhe 28-shi!
Skuadra e Vllaznisë së Pozheranit sot arriti një fitore të madhe ndaj Fushë Kosovës me rezultatin 3:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Ligën e Dytë të futbollit kosovar.
Me këtë fitore, skuadra nga Vitia mban gjallë shpresat për t’u rikthyer në Ligën e Parë dhe pse jo në Superligë, në një të ardhme më të afërt, shkruan Indeksonline

Dyshja që po shkëlqejnë më së shumti te skuadra e Vllaznisë së Pozheranit, janë Mustafë Ostërgllava dhe Enes Beqiri, i njohur si “Mbappe”.

Ostërgllava që mban numrin nëntë në fanellë ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asiste.
Kurse Beqiri ka shënuar tetë gola dhe ka bërë tri asiste.

Kujtojmë që trajner te skuadra nga Anamorava është ish-sulmuesi i njohur i futbollit kosovar, Përparim Livoreka.
Vllaznia e Pozheranit në 14-xhiro, ka grumbulluar 30 pikë dhe është tetë pikë larg liderit, Mitrovica FC (38) dhe vetëm dy pikë larg pozitës së dytë, që mbahet nga Lependi (32).
Kujtojmë që kjo skuadër në vitin 2017 ishte pjesë e Superligës së Kosovës për herë të parë në histori të klubit./Indeksonline/


