Përfundojnë votat me kusht dhe me nevoja të veçanta në Fushë-Kosovë
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta në komunën e Fushë Kosovës.
Valon Prebreza i VV-së prin me votat me kusht dhe ka siguruar 70.18% të tyre, derisa Besnik Osmani i LDK-së ka marrë 29.82% prej tyre.

Nga ana tjetër, në votat me nevoja të veçanta kryeson Osmani me 51.61%, derisa Prebreza me 48.39% të këtyre votave.


