75 Mall Live Search
23:46 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / Gj Sh

Messi: Doja të mbyllja karrierën te Barcelona, por …!

Ditët e fundit ka pasur raportime se Lionel Messi do të rikthehet te Barcelona, por ndoshta jo si futbollistë, por në ndonjë rol të ri në klub.

Këto reagime erdhen pasi sulmuesi argjentinas së fundi u pa në qytetin e Barcelonës, por edhe vizitoi stadiumin ”Camp Nou”, i cili është duke u rinovuar, shkruan IndeksOnline.

Messi në një intervistë të fundit e ka bërë edhe njëherë të qartë se nuk e dëshiroi largimin nga skuadra katalanase pasi donte ta mbyllte karrierën aty, por gjërat shkuan ndryshe.

“Doja ta Mbyllja të gjithë karrierën time te Barcelona pa qenë nevoja të shkoja në një klub tjetër, por fatkeqësisht, gjërat rezultuan ndryshe”, deklaroi Messi.

Ai po ashtu tregoi edhe lidhjet emocionale që ka me tifozët e Barcelonës.

”Kemi kaluar nëpër kaq shumë gjëra së bashku me tifozët e Barçës, të mira dhe jo aq të mira, dhe kjo është e natyrshme gjatë një karriere të gjatë, jo gjithçka është e bukur”, u shpreh argjentinasi./IndeksOnline/