75 Mall Live Search
11:40 / E Shtunë, 22 Nëntor 2025 / Gj Sh

Juventus e vendos Zhegrovën në posterin e ndeshjes ndaj Fiorentinës

Skuadra e Juventusit sot përballet me Fiorentinën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të.

Trajneri Luciano Spalletti për këtë sfidë e ka ftuar edhe futbollistin kosovar, Edon Zhegrova.

Madje Juventusi e ka vendosur yllin kosovar në posterin zyrtar të ndeshjes.

Kujtojmë që ndeshja Fiorentina – Juventus nis nga ora 18:00.

Mbetet të shihet nëse Edon Zhegrova do të luaj nga minuta eparë ndaj Fiorentinës apo do të inkuadrohet në pjesën e dytë./IndeksOnline/