Trump: SHBA do të ndalojë përgjithmonë migrimin nga të gjitha vendet e botës së tretë
Donald Trump ka thënë se do të ndalojë përgjithmonë migrimin drejt SHBA-së nga të gjitha “vendet e botës së tretë”.
Presidenti amerikan shkroi në një postim në Truth Social se vendimi do të “lejonte që sistemi amerikan të rimëkëmbet plotësisht”, sipas tij, “nga politikat e imigracionit që kishin gërryer “fitimet dhe kushtet e jetesës” të shumë amerikanëve”.
Ai nuk dha detaje mbi planin e tij dhe as nuk përmendi vendet që mund të preken.
“Qindra mijëra refugjatë nga Somalia po e pushtojnë plotësisht shtetin dikur të madh të Minesotës”, u shpreh presidenti, duke shtuar se “Do ta ndaloj përgjithmonë migrimin nga të gjitha vendet e Botës së Tretë për të lejuar sistemin amerikan të rimëkëmbet plotësisht”.
Shprehja “bota e tretë” është një term që është përdorur në të kaluarën për të përshkruar vendet më të varfra dhe në zhvillim.
Presidenti amerikan ka vendosur tashmë një ndalim udhëtimi për shtetasit e Afganistanit dhe 11 vendeve të tjera, kryesisht në Afrikë dhe Azi, në fillim të këtij viti.

