75 Mall Live Search
13:46 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / G T

E ngacmoi mesfushorin e Stuttgartit për formën e hundës, “çartet” legjenda Sneijder: Shko menjëherë kërko falje…!

Mbrëmë në ndeshjen mes G.A Eagles dhe Stuttgartit ndodhi një incident që s’i ka pëlqyer aspak legjendës së futbollit holandez, Sneijder.

Futbollisti, Edvardsen ngacmoi kundërshtarin e tij, Angelo Stiller – për formën e hundës, shkruan Indeksonline

I ftuar në stadium ishte edhe ish-mesfushori, Sneijder – i cili u “çartë” kur e pa këtë moment.

“Ai duhet të shkojë në dhomën e zhveshjes së Stuttgartit qysh tani dhe të kërkojë falje. Ky është ngacmim! Dhe ne e dimë se ku mund të çojë ngacmimi, kemi parë shembuj në jetë. Kjo është shumë serioze.”

“Dikush duhet ta kapë për veshi dhe ta tërheqë zvarrë në dhomën e zhveshjes së Stuttgartit! Ky djalë nuk është në rregull në mendje. Duhet të ndalem së foluri sepse po zemërohem gjithnjë e më shumë”, u shpreh Sneijder

Kujtojmë që klubi gjerman fitoi me rezultatin 0:4 ndeshjen e vlefshme për UEFA Europa League/Indeksonline/