75 Mall Live Search
15:00 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / Z S

Festa e 28 Nëntorit, qytetari vjen nga Shqipëria për të festuar në Prishtinë

Ndryshe nga herët e kaluara, këtë vit kanë munguar aktivitetet në sheshet e Prishtinës në nder të festave të Nëntorit.

Marrë shkas festën që Kosova bën në Ditën e Flamurit, bëri që qytetari Aleksandër Hima të vijë në Prishtinë me të vetmin shkas për të festuar në Prishtinë.

“Kam ardhë për të festu dhe për të parë se si është organizu këtu në Prishtinë më pëlqen shumë këtu në Prishtinë dhe nesër ka me shku në Shqipëri për të parë se si është edhe andej”, tha ai.

Hima tha se për sa organizimet festive për këtë datë janë më të theksueshme në Tiranë. 

“Atje festohet më së shumti por domosdo se është festa jonë dhe Kosova e ka festën e çlirimit por 28-29 nëntori është e përbashkët dhe përfundimi është se atje është cliru dhe ngritur flamuri me ndihmën e Kosovës. Po kam qenë dhe vi shpesh në Kosovë edhe jetoj nganjëherë dhe kam jetu më herët”, tha ai.

Ndërsa Gëzim Baxhaku nga Prishtina tha se janë të pamjaftueshme organizimet e deri tanishme.

“Duke u nisur nga rëndësia që e ka kjo festë për popullin shqiptar dhe ajo që po ndodh në Prishtinë dhe Kosovë në përgjegjësi nuk mjaftojnë dhe mendoj se ka pas nevojë për organizime të cilat do ta mbartnin vulën e shtetit të cilët angazhohen në institucionet e vendit dhe të cilët kishin organizuar manifestime të ndryshme është me rëndësi që këto ditë po shkohet dhe po vendosen lule te varrezat e Jasharëve por nuk mjaftojnë mendoj se ka pas nevojë për investime për të cilën do të merrnin pjesë krerët e shtetit dhe është mirë që Presidentja Osmani se sot është në Vlorë por e ka pas vendin edhe këtu edhe ajo me kryeministrin në detyre me të tjerët dhe të marrin pjesë në manifestime tek ne”, tha ai.

Baxhaku theksoi se duhet një bashkëpunim i nivelit lokal me atë qendror për të arritur në organizim të duhur.

“Duhet një sinkronizim i plotë kryetarët e komunave janë përgjegjës për organizime për komunat e shteti ka nevojë që të organizon manifestime në nivel qendror edhe ndërthurja e dy niveleve do të kishte bërë të mundur të festohet si duhet”, shtoi ai./Indeksonline/