Futbollistët e Drenicës nderojnë Adem Jasharin, bëjnë homazhe te varri i tij në Prekaz
Populli shqiptar sot po feston 113 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
E në Prekazin heroik, futbollistët e Drenicës kanë nderuar komandantin legjandar, Adem Jashari.
Stafi dhe të gjithë futbollistët e Drenicës ishin për homazhe te varri i Adem Jasharit dhe familjes së tij, të rënë heroikisht për Lirinë e Kosovës./IndeksOnline/

