75 Mall Live Search
19:22 / E Hënë, 01 Dhjetor 2025 / F.R

Zbarkon në Kosovë nënkampioni i botës në karate, këto janë fjalët e para

Islam Selmani ka shkruar histori për sportin e Kosovës duke u shpallur nënkampion i botës në Kampionatin Botëror të mbajtur në Kairo.

Karateisti kosovar zhvilloi një rrugëtim të jashtëzakonshëm deri në finale, ku u përball me garuesin turk Eray Samdan. Megjithëse nuk arriti ta tejkalojë rivalin në ndeshjen vendimtare, Selmani siguroi medaljen e argjendtë dhe një sukses të jashtëzakonshëm për karate dhe sportin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Më të arritur në Kosovë me medaljen e argjendtë, Selmani ka folur për KoosvaPress duke thënë se ishte përgatitur për një rezultat të tillë.

“Pak është pritur por jo deri në këtë pikë. Kemi qentë të përgatitur shumë, kemi pasur kampe stërvitore. Pa marrë parasysh, e kemi pasur grupin e vështirë, e kemi pasur aty turkun i cili është kampion olimpik, është medalist botëror, evropian, në fazën e grupeve e kemi mposhtur pastaj ne jemi ndeshur në finale më atë ku fatkeqësisht aty na mposhti. E kemi pasur edhe Venezuelën të cilën deri në finale nuk e kam pasur asnjë humbje…Bindjen e mora pasi e mposhta turkun në fazën e grupeve ku edhe e pash që mund të shkojë në finale”, shprehet Selmani.

Ai theksoi sen djejeht krenar që përfaqësoi Kosovën, por tani synon që të bëhet kampion bote në karate.

“Ishte krenari për mua shumë duke marr parasysh që jemi një shtet shumë i vogël dhe ta arrij këtë sukses për mua ishte shumë krenari e madhe…Objektivat e mia janë që të mos ndalem, synimet e mia janë që të bëhem kampion bote”, theksoi Selamani..

Me arritjen e tij, Selmani u prit në ministri në detyrië i Minsitrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, i cili tha se ky trofe është rezultat i një punë të madhe

“Mendoj që është vetëm kurorëzim i punës, nuk është asgjë e rastësishme besoj unë sepse e kam parë edhe angazhimin dhe përkushtimin dhe është një rezultat që na ka gëzuar të gjithëve tej mase. Nuk dua të thëm që nuk e kemi pritur por nganëjherë po na vie lajmi pak si befasishëm dhe po e shton gëzimin. Për dikë mund të jetë befasi ose e papritur por ju e dini më së miri çfarë ka prapa një lajmi sikur ky, çfarë duhet bërë e sa punë kërkohet e sa angazhim për rtë arritur rezultate të tilla kulmore”, tha Çeku.

Me medalen e nenkampionit Botëror Islam Selmani, Kosova u rendit e 13-ta në ranglisten e përgjithshme ku medalJe arritën të fitojnë vetëm 20 shtete nga 88 sa ishin pjesëmarrëse në këtë kampionat Botëror.