Usyk e kërkon në ring Wilderin, po na pret ‘dueli’ i dekadës
Bokseri Oleksandr Usyk dëshiron të mbrojë titujt e tij botërorë në peshën e rëndë kundër bokserit amerikan, Deontay Wilder.
Ukrainasi ka thyer heshtjen e tij në lidhje me lëvizjen e tij të radhës në karrierë, duke konfirmuar se dëshiron të vërë në lojë rripat e tij WBC, WBA dhe IBF kundër Wilder.
Usyk ka munguar në ring që nga korriku kur e kishte mposhtur me nakaut anglezin Daniel Dubois.
Tani Ysyk po e synbon të përmabllet me Wilder cili pati një mbretërim të gjatë si kampion i WBC, raporton Skysport, përcjell IndeksOnline.

Duke folur në konventën e WBC në Tajlandë, Usyk i tha Boxing King Media: “Dua të ndeshem me Deontay Wilder. Mendoj se është interesante”, ka thënë Usyk.
Tash mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e bokserit amerikan, Wilder.
Nëse palet arrijnë marrëveshja, ndeshja pritet të organizohet në mes të vitit 2026. /IndeksOnline/

