Mesjavë interesante në elitën e basketbollit kosovar
Pas pauzës së shkaktuar nga ndeshja Kosovë–Shqipëri, Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet këtë javë me xhiron e tetë, e cila zhvillohet të mërkurën dhe të enjten.
Derbi kryesor i javës luhet të enjten në ora 20:00 në “Karagaçi”, ku GO+ Peja pret Trepçën.
Peja, aktualisht e dyta me 13 pikë (6 fitore, 1 humbje), synon të vazhdojë formën e mirë.
Trepça, kampione në fuqi, renditet e katërta me 10 pikë dhe ka një ndeshje më pak të luajtur (4 fitore, 2 humbje).
Të enjten në ora 18:45 luhet edhe dueli Bashkimi – Vëllaznimi. Bashkimi kryeson tabelën me 14 pikë dhe shtatë fitore rresht, ndërsa Vëllaznimi mbetet në krizë me vetëm një fitore.
Të mërkurën prej orës 18:45 zhvillohen ndeshjet Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 – Bora.
Edhe Prishtina, edhe Ylli kërkojnë stabilizim pas disa xhirove të vështira kurse për shkak të rrethanave, ndeshja Prishtina–Ylli luhet në Suharekë.
Ndërsa ndeshje mjaft interesante do të zhvillohet edhe në mes të Rahovecit 029 dhe Borës.

