Kim shpërthen në lot: Kanye më akuzoi se kam gënjyer për grabitjen në Paris
Kim Kardashian e ka rijetuar grabitjen traumatike të vitit 2016, duke zbuluar në episodin e fundit të reality show-t “Keeping Up with the Kardashians” se ish-bashkëshorti i saj Kanye West e akuzoi atë se e kishte sajuar gjithçka.
Ylli i reality show-t është rikthyer në kohë kur ishte në Paris, gati një dekadë pas incidentit, për të dëshmuar në gjyq, raporton Just Jared, transmeton Indeksonline.
Gjatë një rrëfimi emocional në emision, Kim kujtoi akuzën e Kanye-t. “Ish-burri im tha, ‘Ti falsifikove një grabitje për një emision televiziv’, para të gjithëve”, tha Kim mes lotësh. “Ishte një thikë në zemër.”
“Vetëm mendimi se dikush nuk do të të besonte – dikush që është kaq afër teje, që duhet të të njohë dhe të dijë sa shumë ka ndikuar kjo në jetën tënde – më shqetësoi vërtet. Ti nuk e di kush jam unë”, shtoi ajo.
Kim dhe Kanye ishin të martuar në kohën e grabitjes në tetor 2016. Edhe pse ai nuk ishte me të në Paris, lajmi e zuri në mes të një performance në New York. Reperi ndërpreu papritur koncertin për shkak të asaj që i tha audiencës se ishte një “emergjencë familjare” dhe nxitoi te gruaja e tij sapo ajo u kthye në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë grabitjes, Kimit i morën bizhuteri me vlerë më shumë se 10 milionë dollarë./Indeksonline/


