75 Mall Live Search
18:55 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Ulet dënimi për Luis Diaz

Bayern Munich ka njoftuar se është ulur dënimi nga UEFA për Luis Diaz.

Sulmuesi kolumbian ishte pezulluar me tre ndeshje moslojë, për shkak të kartonit të kuq që morri në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, ndaj PSG-së, shkruan IndeksOnline.

Bayern e apeloi këtë vendim, me UEFA që njoftoi të premten se pezullimi i tij ishte reduktuar në dy ndeshje.

Diaz tani do të humbasë vetëm ndeshjen e së martës së ardhshme në shtëpi kundër Sporting Lisbon dhe do të jetë përsëri i disponueshëm për ndeshjen e javës së 7-të të janarit me Union Saint Gilloise./IndeksOnline/