Ademi: Takimi eventual me SHBA-në më shumë peshë e përtej futbollit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur pas hedhjes së shortit të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026.
”Dardanët” në rast kualifikimit në Kampionatin Botëror, do të përballen me ShBA-të, Australinë dhe Paraguain, shkruan IndeksOnline.
Ademi ka deklaruar se ndeshja më e veçantë do të jetë ajo ndaj SHBA-ve, pasi janë shteti që i kanë ndihmuar Kosovës në të gjitha aspektet dhe vazhdon të na ndihmojë.
”Sapo ka përfunduar shorti, një short i jashtëzakonshëm, një short special me tre Presidentët e shteteve organizative. Tri shtetet dhe tri kombëtaret e respektuara, ne fillimisht duhet ti kalojmë edhe dy hapat tonë, që shpresoj ti kaloj këta hapa me Sllovakinë dhe pastaj hapi tjetër me Turqinë ose Rumaninë dhe të hecim drejt këtij kampionati.
Po i kaluam këta hapa, në këtë grup që jemi ndoshta do të ishte grupi që e kishim dasht. Një arsye më shumë është pasi në grup janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat realisht janë shteti që i kanë ndihmuar Kosovës në të gjitha aspektet dhe vazhdon të na ndihmojë.
Shpresojë që ”Dardanët” të jenë komplet, mos të kemi ndonjë lëndim të futbollistave, por të jemi komplet dhe të shkojmë para në këtë kampionatë. Ju uroj ”dardanëve” gjitha të mirat e mundshme dhe shumë suksese.\\, ka deklaruar Agim Ademi./IndeksOnline/

