“Kingi” i Egjiptit futet në histori të Premier League, Salah thyen rekordin e Rooneyt
Mohamed Salah është futur në histori të Premier League.
Sulmuesi egjiptian bëri një asist në fitoren e “The Reds” ndaj Brightonit, te goli i dytë i shënuar nga Hugo Ekitike, shkruan Indeksonline
Me këtë asist, Salah është futur në histori.
Ai është bërë lojtari me më së shumti kontribute në histori të elitës së futbollit anglez, me 277 (gola dhe asiste).

Salah e kaloi legjendën, Wayne Rooney, që kishte 276 kontribute në gola dhe asiste.
I treti është Ryan Giggs me 271 gola dhe asiste, kurse në pozitat 4 dhe 5, janë: Harry Kane (259) dhe Frank Lampard (237)./Indeksonline./

