75 Mall Live Search
08:28 / E Diele, 14 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Një fundjavë plot emocione, dita e derbeve në Superligë

Sot në Superligën e Kosovës zhvillohen tre ndeshjet e fundit të javës së 17-të.

Kjo ditë po cilësohet si ”Dita e Derbeve”, pasi do të ketë emocione në secilën ndeshje, shkruan IndkesOnline.

Në qytetin e Suharekës, Ballkani do të jetë nikoqire e Prishtinës.

Tre herë kampioni i Kosovës është lidere e tabelës me 29 pikë, dy më shumë se bardhekaltërit që renditen në vendin e tretë.

Në Gjilan zhvillohet derbi më i madh lokal në Kosovë, i njohur si ”Derbi i Anamoravës”, mes Dritës dhe Gjilanit.

”Intelektualët” aktualisht janë në vendin e pestë me 24 pikë, derisa ”Skifterat” në vendin e gjashtë me 22 pikë.

Një tjetër ndeshje interezante zhvillohet në Podujevë, ku Llapi do të jetë nikoqire e Malishevës.

Skuadra nga Podujeva ka 20 pikë dhe renditet në vendin e shtatë, derisa Malisheva në vendin e katërt me 27 pikë.

Të tre ndeshjet nisin nga ora 13:00./IndeksOnline/