Mosha veç numër/ John Terry fton Thiago Silvan të rikthehet në Chelsea
Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva ka vendosur të largohet nga Fluminense në fund të këtij muaji.
41-vjeçari pritet që gjatë afatit të janarit të jetë “lojtar i lirë”, shkruan Indeksonline
Ish-kapiteni i Chelseat, John Terry gjatë një videoje fton Thiago Silvan t’i bashkohet klubit nga Londra.
“Do doja ta shihja sërish në Chelsea. Ai është i lirë tani. Ka një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe një lidhje të ngushtë me klubin. Dy djemtë e tij janë pjesë e akademisë sonë”, u shpreh Terry.
Kujtojmë që Silva është duke planifikuar të jetë i gatshëm për Kupën e Botës 2026, prandaj synon të riktheher në Europë nga muaji i janarit./Indeksonline/
🚨JOHN TERRY:
— Brasil Football 🇧🇷 (@BrasilEdition) December 16, 2025
“I would love for Thiago Silva to return to Chelsea now that he is available.” pic.twitter.com/ExnsZrz4NE

