Algjeria e nis me fitore Kupën e Afrikës, shkëlqen Mahrez
Kombëtarja e Algjerisë e ka nisur me fitore Kupën e Kombeve të Afrikës.
Nën udhëheqjen e Riyad Mahrez, Algjeria shënoi fitore ndaj Sudanit, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Ish-futbollisti i Manchester Cityt, 34 vjeçari shkëlqeu në këtë ndeshje, duke shënuar dy gola.
Mahrez golin e parë e shënoi në minutën e dytë, derisa dyfishoi rezultatin në minutën e 61-të.
Golin e sigurisë e shënoi futbollisti i Bayer Leverkusenit, Ibrahim Maza, në minutën e 85-të.
Algjeria është pjesë e Grupit E, ku bashkë me Burkina Fason kanë nga tre pikë, derisa Guinea Ekuatoriale dhe Sudani janë me nga 0 pikë./IndeksOnline/

