75 Mall Live Search
19:09 / E Mërkurë, 31 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Algjeria merr fitoren e tretë në Kupën e Afrikës

Algjeria ka shënuar edhe fitoren e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës, duke grumbulluar pikë të plota dhe siguruar kualifikimin në 1/16 e finales.

Në ndeshjen e fundit, kombëtarja algjeriane e mposhti Guinenë ekuatoriale, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Zineddine Beleid hapi serinë e golave, në minutën e 19-të, derisa pas gjashtë minutave, Fares Chaibi dyfishoi rezultatin.

Golin e sigurisë e shënoi Ibrahim Maza, në minutèn e 32-të.

Guinea Ekuatoriale deri në fund të ndeshjes arriti ta shënonte vetëm golin e nderit, me Emilio Nsue, në minutën e 50-të.

Algjeria e mbyll Grupin E si lidere, me 9 pikë, derisa Guinea Ekuatoriale eliminohet nga Kupa e Afrikës, duke e përfunduar fazën e grupeve me 0 pikë./IndeksOnline/