Këngëtarja e hiteve Adelina Spahija zbulon risitë e vitit 2026, ka një mesazh për ndjekësit
Këngëtarja e njohur e hiteve, Adelina Spahija, ka ndarë me publikun planet dhe energjinë e saj për vitin 2026.
Në një intervistë për IndeksOnline, artistja ka bërë të ditur se ky vit do të jetë i mbushur me projekte të reja muzikore.
Adelina ka theksuar se po punon intensivisht për risi në muzikë, duke premtuar këngë dhe projekte që do të jenë ndryshe dhe të veçanta për fansat e saj.
Në fund, këngëtarja ka shfrytëzuar rastin t’u urojë ndjekësve vitin e ri, duke dëshiruar shëndet, suksese dhe momente të bukura për të gjithë.
Adelina Spahija shprehet se 2026 do të jetë një vit i fuqishëm dhe plot surpriza për karrierën e saj artistike./Indeksonline/

