75 Mall Live Search
13:54 / E Premte, 02 Janar 2026 / L A

Klubi i MLS bën ofertë për yllin e Liverpoolit

Një lojtar i Liverpoolit është afër të lë futbollin evropian.

Bëhet fjalë për Harvey Elliott, i cili po kalon një kohë krize në karrierën e tij.

Huazimi te Aston Villa, doli të jetë një aventurë e dështuar me lojtarin që nuk po arrin të tregojë klasin e tij, ku pritet dhe të prishë marrëveshjen me skuadrën nga Birminghami.

Një ofertë e re nga Amerika, erdhi në zyret e Liverpoolit me Charlotte FC që e dëshiron anglezin në formë huazimi deri në qershor.

Elliott, numëron vetëm 5 paraqitje me Aston Villën këtë sezon ku shënoi vetëm 1 gol dhe 1 asist./IndeksOnline/