Prishtina humbet në shtëpi ndaj Tindastollit
KB Prishtina ka humbur ndeshjen në ENBL.
Ata u mposhtën nga Tindastolli, në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” me rezultat 98-104 pas kohëve shtesë.
Lojtari i ndeshjes ishte Dedrick Basile i Tindastollit, i cili kishte arritur 27 pikë, 12 rebounda dhe 2 asiste.
Ndërsa Deondre Burns i Prishtinës, ishte ai që shënoi më së shumti pikë në këtë ndeshje me 31 të tilla.
KB Prishtina, në ndeshjen e radhës në ENBL do të luaj ndaj Keila Coolbet, më 20 janar./IndeksOnline/

