Gazetarja shqiptare reagon ndaj kritikave për rutinën e së bijës
Një postim i ndarë së fundmi në rrjetet sociale nga Aulona Musta, ku ajo tregonte rutinën e përditshme të së bijës, nxiti diskutime të shumta.
Agjenda e detajuar e pasdites dhe mbrëmjes së vajzës u komentua jo pak nga ndjekësit e saj.
Pas reagimeve të shumta, Aulona zgjodhi të sqarojë qëndrimin e saj, duke theksuar se rutina nuk është presion dhe as “humbje e fëmijërisë”, por një formë orientimi dhe disipline. Fëmijët kanë nevojë për strukturë, siguri, kufij të butë dhe drejtim, thotë ajo, elementë që i ndihmojnë të ndihen të qetë.
Në reagimin e saj, Aulona e bën të qartë se koha e lirë është pjesë e pandarë e agjendës, por jo e barasvlershme me mungesën e strukturës.
Ajo shton se e shqetëson më shumë një fëmijë pa orientim, pa orare gjumi, që kalon kohën duke përdor telefonin/tabletin dhe pa hapësirë për të zbuluar e zhvilluar talentet që ka, sesa një fëmijë me rutinë.




