Pallaska tallet me Ramën: Ramushi nuk e “siguron” bartjen e kanabisit në Evropë!
Avokati, Dastid Pallaska ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.
Ky i fundit e kritikoi sonte gjatë një debati televiziv kryeministrin kosovar, Ramush Haradinajn duke e quajtur të shpikur idenë e tij për demarkacionin.
Por, Pallaska përmes një statusi në Facebook i ka treguar Ramës një problem, për të cilin nuk e ka Haradinaj, transmeton ‘Indeksonline’.
Postimi i plotë:
Ramush Haradinaj ka shumë probleme e mungesa por së paku nuk është Kryeministër i një vendi ku Ministria e Punëve të Brendshme e “siguron” eksportin e kanabisit në Evropë!/Indeksonline/