75 Mall Live Search
08:14 / E Premte, 16 Janar 2026 / G T

Emri i tij po përmendet si trajner i ardhshëm i Real Madridit, Kloppi mendjen te basketbolli

Skuadra e Real Madridit është duke hulumtuar për një trajner të ri, për sezonin 2026/27 dhe një prej emrave kryesor që po spekulohet është ai i Jurgen Kloppit.

Trajneri i njohur gjerman nuk e ka mendjen tek e ardhmja e tij. Ai vazhdon aktivitetet e tij, por tani në një sport tjetër, shkruan Indeksonline

Klopp mbrëmë ishte i pranishëm në palestër për të shikuar një ndeshje basketbolli.

Në Berlin, mbrëmë u zhvillua një ndeshje e NBA-së dhe Klopp së bashku me disa yje tjerë të futbollit, si: Muller dhe Hummels – e shikuan këtë super takim.

Kujtojmë se Real Madridi ditë më parë e largoi trajnerin Xabi Alonso – për ta emëruar Alvaro Arbeloan në vendin e tij./Indeksonline/