Chelsea në kërkim të një mbrojtësi, interesohet për yllin francez
Chelsea dëshiron të përforcohet në repartin e mbrojtjes.
Pozicion ky në të cilin “Blutë”, po çalon pas formës së dobët të lojtarëve si Fofana, Chalobah e shumë të tjerë.
Sipas Fabrizio Romanos, Chelsea ka hedhur sytë në Francë ku ka shprehur interesim për yllin e Rennesit, Jeremy Jacquet.

Thuhet se klubi ka ofruar 50 milionë euro për shërbimet e tij.
Jacquet, ka bërë 17 paraqitje me Rennesin këtë sezon dhe është një nga lojtarët kyç të kësaj skuadre./IndeksOnline/

