75 Mall Live Search
14:58 / E Shtunë, 17 Janar 2026 / L A

Krizë te Reali, tifozët kërkojnë dorëheqjen e Perezit

Real Madridi po kalon në një kohë krize së fundi.

E gjithë kjo nisi me krisjen e marrëdhënieve mes lojtarëve dhe Xabi Alonsos, e cila rezultoi me shkarkimin e tij pas humbjes në Superkupë ndaj Barcelonës.

Kriza u thellua edhe me eliminimin e hershëm në Kupë të Mbretit, nga Albacete.

Në ndeshjen e sotme ndaj Levantes, tifozët vërshëllyen lojtarët si dhe presidentin e klubit, Florentino Perez.

Tifozët, madje kërkuan edhe largimin e Perezit dhe bënë thirrjet “Florentino, jep dorëheqje”.

Ndeshja është aktualisht 0-0./IndeksOnline/