Mane pritet si mbret në Senegal
Sadio Mane është pritur si mbret në Senegal, pas triumfit në Kupën e Afrikës.
Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Senegalit për t’iu bashkuar festës së titullit kampion, shkruan IndeksOnline.
Në qendër të vëmendjes ishte Mane, kapiteni i ekipit, që e mbante kupën e shumë-dëshiruar.
Respekti dhe brohorimat për të ishin masive, sidomos pas sjelljes së tij prej një kapiteni të vërtetë, në ndeshjen e së dielës.
Senegali mposhti Marokun me rezultat minimal 1:0, në finalen e lavdishme./IndeksOnline/

