15:20 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ahmeti: Ligji i gjuhëve çështje ditësh

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti deklaroi se është çështje kohe se kur Ligji i gjuhëve do të kalojë edhe leximin e tretë në Kuvend, në versionin siç është miratuar dhe më pas nuk është dekretuar nga presidenti Ivanov.

Ahmeti bëri të ditur se do të takohet edhe me kreun e VMRO DPMNE-së, me të cilin do të bisedohet për çësthje të cilat janë në interes të shtetit, por nga hristijan Mickovski nuk do të kërkojë që të tërhiqen 35 mijë amendamentet e propozuara për Ligjin e gjuhëve, me anë të të cilave partia opozitare maqedonase tenton që të bllokojë miratimin e tij.

Ligji për gjuhën shqipe me sa ju dhe të gjithë opinioni është në njohuri është miratuar.Un në një rast kamë thënë se kemi pritur 150 vite do presim edhe disa ditë. Jo un nuk do të bëjë përpjekje për ta bindur kreun e opozitës për tu tërhequr ajo është një cështje dhe një strategji qetër lidhur me këtë – deklaroi Ali Ahmeti, kryetar I BDI-së