“No Xhaka, No Party”, Sundeland pëson humbje nga West Ham
Mungesa e Granit Xhakës ishte e dukshme për Sunderlandin, në ndeshjen e sotme ndaj West Ham United.
Skuadra e Sunderlandit pësoi humbje me rezultat 3-1, në ndeshjen e javës së 23-të të Premierligës, angleze, shkruan IndeksOnline.
Mesfushori kosovar, nuk luajti fare, pas një lëndimi në kyçin e këmbës.
West Ham United shfrytëzoi mirë mungesën e Xhakës, i cili ka sjell një stabilitet në mesfushën e Sunderlandit këtë sezon, duke shënuar tre gola qysh në pjesën e parë.
Crysencio Summerville hapi serin e golave në minutën e 14-të, para se Jarrod Bowen të dyfishonte epërsinë, pasi u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 28-të.
Golin e sigurisë për West Hamin e shënoi Mateus Fernandes në minutën e 43-të.
Krejt çfarë bëri Sunderland deri në fund të takimit, ishte të shënoj golin e nderit, me Brian Brobbey, në minutën e 66-të.
Kjo fitore ishte e rëndësishme për West Hamin, duke tentuar të largohet nga zona e rrezikshme, pasi tani ka 20 pikë dhe renditet në vendin e 18-të të Premierligës.
Në anën tjetër, Sunderland mbetet e nënta në tabelë, me 33 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/

