75 Mall Live Search
15:25 / E Diele, 25 Janar 2026 / b l

Katër persona lëndohen pasi motorri i borës përplaset me shtyllën elektrike në Bogë

Një aksident ka ndodhur këtë të diel në Bogë, ku një motor bore është përplasur me një shtyllë elektrike.

Si pasojë e kësaj katër persona kanë mbetur të lënduar, njofton Dukagjini.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 14:00 kemi marrë një informacion për një aksident në fshatin Bogë të Rugovës, ku një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike dhe si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia është në vendin e ngjarjes”, tha Rugova.