Usyk ndryshon sport, stërvitet në klubin ku luajnë dy kosovarë
Boksieri i njohur ukrainas, Oleksandr Usyk ka ndërruar sportin për një ditë.
Ai doli nga boksi në futboll, ku u stërvit me klubin ukrainas, Polissya Zhytomir në Marbella të Spanjës.
Te ky klub luajnë edhe lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës, Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi.
Boksieri ukrainas stërvitje me klubin kishte bërë edhe më parë, më 2022 dhe 2023, derisa kishte luajtur edhe me një ndeshje miqësore.

