75 Mall Live Search
21:07 / E Martë, 27 Janar 2026 / Gj Sh

Rivali i Dritës në Evropë pritet të dobësohet, ish-ylli i Liverpulit drejt Bundesligës

Kundërshtari i Dritës në 1/16 e Conference League pritet të dobësohet para sfidave vendimtare.

Trajneri, Albert Riera duket se i ka ditët e numëruara te skuadra sllovene, shkruan IndeksOnline.

Ish-anësori i Liverpoolit është kandidati kryesor për të qenë trajner i ardhshëm i skuadrës gjermane, Eintracht Frankfurt.

Bisedimet mes tyre kanë nisur por ka edhe disa kandidatë të tjerë që janë në listën e Frankfurt, si Kjetil Knutsen, Jacob Neestrup dhe Marco Rose./IndeksOnline/