Manaj lë milionat arabe, rikthehet në Turqi, tifozët bëjnë thirrje të dalin në aeroport për ta pritur
Rey Manaj ka përfunduar aventurën në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka konfirmuar largimin nga skuadra e AL Sharjah, duke hequr dorë nga një kontratë prej 3.9 milionë eurove, shkruan IndeksOnline.
Manaj fillimisht do të rikthehet në Turqi, te ish-skuadra e tij Sivasspor, por që ka zëra për të gjetur një klub të ri në ditët e fundit të merkatos.
Vet futbollisti duket se nuk do të dëshironte të gjej një klub të ri, pasi ai ka postuar në profilin e tij disa thirrje të tifozëve të Sivassporit, që kërkojnë që të dalin ta presin Manajn nesër në aeroport, në momentin që rikthehet nga Emiratet e Bashkuara Arabe./IndeksOnline/


