75 Mall Live Search
17:36 / E Shtunë, 31 Janar 2026 / L A

Maignan vazhdon kontratën me Milanin

Portieri francez, Mike Maignan do të qëndrojë te Milani.

Ndonëse kishte oferta nga skuadra jashtë Italisë, francezi vendosi t’i qëndrojë besnik “Rossonerëve”, duke vazhduar kontratën.

Maignan, do të jetë te Milani edhe për 4 vite të tjera, me opsion për të vazhduar edhe për një vit.

Maignan, që nga ardhja e tij në vitin 2021 kishte pasur sukses me Milanin, ku arriti të fitonte “Scudetton”, në vitin 2022 si dhe 2 Superkupa Italiane./IndeksOnline/