Parakalimi i FSK-së dhe Policisë
Për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, parakalon Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Parakalimi fillon në ora 13:00 dhe mbahet në sheshet “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Parakalimi i FSK-së për çdo përvjetor është bërë tashmë traditë që nga viti 2012, mirëpo kujtojmë se në vitin 2015 dhe 2017 nuk ka pasur parakalim të FSK-së nëpër sheshet kryesore.