75 Mall Live Search
09:22 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / S Z

Vetëm brenda katër vjetëve, rreth 7 mijë çifte i dhanë fund martesës së tyre

Vetëm për brenda katër vjetëve 6 mijë e 717 çifte i kanë dhënë fund martesë së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK).

Vetëm gjatë vitit 2025, 1 mijë e 654 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.  Sipas të dhënave të ASK-së numri i shkurorëzimeve ka rënë gjatë vititi 2025,  krahasuar me një vit më parë. Pasi që gjatë vitit 2024 numri i shkurorëzimeve ka qenë 1665.

Ndërkaq ky numër ishte dhe më i lartë në vitin 2023, ku 1713 çifte  kanë vendosur të shkurorëzohen.

Ndërkaq gjatë vitit 2022, 1685 çifte  kanë dhënë fund martesës së tyre./Indeksonline/.