75 Mall Live Search
17:36 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / L A

Barça kthehet në kohë, rikujton golin e Messit ndaj Albacetes para ndeshjes së sotme

Barcelona do të luajë ndeshjen çerek-finale të Kupës së Mbretit ndaj Albacetes.

Ndeshje kjo e cila ka marrë një rëndësi të veçantë, për shkak se Albacete kishte eliminuar Real Madridin në 1/8-tat.

Barcelona, pak orë para fillimit të ndeshjes u kthye në kohë, ku rikujtoi golin e parë të Lionel Messit, pikërisht ndaj Albacetes në vitin 2005.

Ndeshja luhet sonte në orën 21:00./IndeksOnline/