75 Mall Live Search
13:00 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / AR

“NONA – 5 Kurora” vjen sonte në version femëror nga Geasy

Reperi i njohur Getoar Selimi ka paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor, i cili pritet të publikohet sonte në orën 19:00.

Kënga mban titullin “NONA – 5 Kurora (version femëror)” dhe vjen si një version i veçantë, që pritet të sjellë energji të re, përcjell Indeksonline.

Artisti ka ndarë paralajmërimin përmes rrjeteve sociale, duke zgjuar interes dhe kureshtje të madhe te fansat, të cilët mezi po presin lansimin zyrtar.

“NONA – 5 Kurora (version femëror)” do të jetë e disponueshme në të gjitha platformat digjitale, duke filluar nga ora 19:00./Indeksonline/