A do të luaj Granit Xhaka ndaj Arsenalit? Flet trajneri i Sunderlandit
Granit Xhaka ende nuk e ka kaluar lëndimin që e ka pësuar javë më parë.
Futbullisti kosovar do të mungoj edhe në ndeshjen e kësaj fundjave, ndaj Arsenalit, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Sunderlandit, Régis Le Bris gjatë konferencës për media.
“Nuk ka ndonjë përditësim të madh për momentin, por prania e tij në ekip është ende shumë e fortë. Presim me padurim të kemi versionin më të mirë të tij përsëri së shpejti.”, ka thënë Le Bris.
Xhaka ka pësuar një lëndim në kyqin e këmbës gjatë ndeshjes me Crystal Palace, derisa ka munguar në dy ndeshjet e fundit, ndaj West Ham dhe Burnley./IndeksOnline/

