Ramosaj deklarohet për ndalimin e shefes së kabinetit të saj nën dyshimin për manipulim me votat
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se lajmin për ndalimin e shefes së kabinetit të tij, Manjola Shala nën dyshimin për manipulim me procesin e numërimit të votave në Deçan e ka kuptuar përmes mediave.
“Për këtë temë jam informuar nga mediat për ndalim prej 48 orësh, për shefen e kabinetit Manjolla Shala, lidhur me zgjedhjet”, është përgjigjur shkurt Ramosaj.

